Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,100 ▼0.37%
DOW 49,379 ▼0.14%
NASDAQ 24,332 ▼0.56%
NAFTA 87.21 ▲5.59%
ARI 4,824 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,354 ▲ +0.07% ETH $2,300 ▼ -0.42% XRP $1.4236 ▲ +0.16% SOL $85.3200 ▼ -0.48%
S&P 500 7,100 ▼0.37 % DOW 49,379 ▼0.14 % NASDAQ 24,332 ▼0.56 % NAFTA 87.21 ▲5.59 % ARI 4,824 ▼1.14 % S&P 500 7,100 ▼0.37 % DOW 49,379 ▼0.14 % NASDAQ 24,332 ▼0.56 % NAFTA 87.21 ▲5.59 % ARI 4,824 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Politika

5 protestues lihen në burg, 6 në detyrim paraqitje-Noka: Alarm i kuq për demokracinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka se opozitën bën përgjegjës gjithë trupën drejtuese të Policisë së Shtetit që sipas tij merr urdhra nga Edi Rama.

Duke folur pas përfundimit të seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj protestuesve që u arrestuan të premten, ku 5 persona janë lënë në arrest me burg dhe 6 persona janë lënë në detyrim paraqitje, Noka theksoi se ky është një mesazh shumë i rëndë për gjendjen e demokracisë në vend.

“Ditën e premte është një alarm i kuq për gjendjen e demokracisë në vend. Një polici shteti që nga dita në ditë po degradon duke u sjellë si një bandë për të mbrojtur narkoregjimin dhe jo për të për t’i shërbyer ligjit dhe kushtetutës së këtij vendi, përcolli një mesazh shumë të rëndë me sjelljen e saj banditeske. Për këtë Partia Demokratike bën përgjegjës të gjithë trupën drejtuese e cila merr urdhra nga Edi Rama, kreu i narkos”, u shpreh ai.

Noka hodhi akuza të rënda ndaj policisë që sipas tij i shërben urdhrave të Edi Ramës.

“Protesta e ditës së premte tregoi që policia e shtetit kupolën e saj vetëm sa e ka ndërruar dorë nga Gys Agasi, që kontrollonte gjithë emërimet, dhe së bashku me të edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit.

Policia kaloi në duart e Oltion Bistrit, i cili u emërua nga Edi Rama si koordinator me krimin dhe me policinë.

Ushtari i Oltion Bistrit është Skënder Hitaj. Ai do të quhet dhe do të konsiderohet përgjegjësi i asaj dhune dhe konsiderohet si një kamikaz politik i regjimit dhe armik i opozitës dhe i Partisë Demokratike.

Artur Prifti, komandanti i FNSH-së, është një mercenar i narkosit dhe konsiderohet armik i lirive dhe i të drejtave të njeriut, si dhe i Partisë Demokratike.Protokolli i Bishga Famkeqi është në këtë organizatë që Partia Demokratike e denoncon.

Altin Tabaku, zëvendëskomandanti i FNSH-së, Bajram Baçi dhe Navjol Papuli – të dy përgjegjësit e sektorit – janë në grupin kriminal që konsiderohen armiq të lirisë, të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe armiq të opozitës.Dashamir Bendo, shefi i operacionalit të Tiranës, si dhe Anton Allushi, drejtori i Tiranës”, tha më tej Noka.

Ai vuri në dukjese se “protestuesit janë dhunuar, katër prej tyre të plagosur, dhe me plagë janë paraqitur sot në seancën gjyqësore. Nuk ndodh përveçse në regjimin e ajatollahut kjo dhunë barbare.”

“Njëri prej tyre ka prej katër ditësh në spital dhe sot, që iu dha masa, ndodhet në gjendje të rëndë në spital nga dhuna policore.

Por askush nuk mban përgjegjësi. Si në kohën e Sigurimit të Shtetit, më kanë fabrikuar duke falsifikuar dokumentat dhe provat. Asnjë provë nuk kanë”, deklaroi më tej Flamur Noka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.