☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.13 ▲3.68%
ARI 4,010 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,407 ▲ +0.11% ETH $2,400 ▲ +0.76% XRP $1.3070 ▲ +0.62% SOL $103.6700 ▲ +0.5%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.13 ▲3.68 % ARI 4,010 ▼1.25 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.13 ▲3.68 % ARI 4,010 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla takon Nancy VanHorn, në fokus partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Takimi u zhvillua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 104-vjetorit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Gjatë bisedës, Balla dhe VanHorn kanë vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë aleate.

Balla thekson gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shqipërinë, duke veçuar bashkëpunimin në forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mbështetjen e investimeve amerikane në vend.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Ndërsa SHBA feston 250 vjetorin e Pavarësisë dhe sëbashku kremtojmë 104 vjetorin e njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn. Bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë sëbashku, në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.