☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A mund të sjellë dritë “protesta në errësirë”?

-Çdo protestë e thirrur deri tani, “vetëm natën”. A ju kujtohet protesta e studentëve në mes të ditës?... Pse janë harruar protestat në ditë me diell?-

Nga SHEFQET MEKO

Kohët e fundit pyetur në heshtje: A të ngazëllen një protestë në errësirë? Nën frikën e natës, nuk  jam përgjigjur, po kam sjellë në kujesë përjetimet e mia. Protestat më të mëdha në Amerikë dhe qytetin ku jetoj janë bërë dhe bëhen “nën dritën e Diellit”. Në Minneapolis, është bërë protesta që nuk harrohet kundër “pushtimit federal”, siç u cilësua këtu ardhja e policisë federale ICE. Ajo ndodhi pikërisht në mes të ditës dhe në temperaturën minus 20 gradë Celsius.

Gati 6 vjet më parë po në këtë qytet, shpërtheu protesta më e dhunshme në historinë e këtueshme, nxitur nga vdekja në polici e një qytetari me ngjyrë. Kjo protestë, gjatë ditës, ishte e fuqishme dhe me zë të lartë, por natën përfundoi në dhunë, flakë që shkrumbuan edhe stacionin lokal të policisë (që ende është gërmadhë edhe sot). Shkurt, sipas mendimit tim, duke respektuar shpirtin e protestës, çdo protestë që fillon natën dhe përfundon po natën, pa pritur agimin e diellit, të kujton shprehjen shqiptare “ujku mjegull do”. A thua nxitohem me këtë?…

Vetë Shqipëria ka kujtesën e saj. Protesta më e fuqishme dhe më e dhunshme në tranzicionin tonë, ndodhi në mes të ditës, dhe po në mes të ditës u ekzekutuan 4 demonstrues. Edhe në qytetin ku jetoj, policia federale asgjësoi në mes të ditës dy qytetarë amerikanë. Pra nuk ka një “model proteste”, por një e vërtetë duhet thënë: Protesta ditën, të ngjall shpresë, të bën të shohësh fytyrën e vërtetë të qytetarit që proteston kundër qeverisë së vet. Pra, sipas mendimit tim, një protestë në mes të ditës dhe nën dritën e diellit, të ngjall shpresë, nxit guximin e qëndresën, sepse edhe fytyrat që protestojnë kthehen në dëshmi e dritë që të thërret të bashkohesh.Madje mund të themi nën dritën e diellit, shihet edhe më mirë fytyra e shtetit  dhe policisë së tij.

Kush ka frikë në Tiranë nga protestat në mes të ditës? A mund ta dijë kush pse?

Pyes dhe kujtoj protestat e studentëve në ish–ILB,(sot UBT), 36 vite të shkuara, dhegjithë Shqipërinë e atëhershme. Të gjitha ishin në mes të ditës. Në mes “të ditës me diell”, guximi qytetar vrau frikën, e cila ato vite, ishte frikë, jo fjalë.

Shkurt protesta në mes të ditës, të bën të besosh tek drita që shpresohet. Ndryshe, nata mbetet natë e errët dhe njeriu “mblidhet tek shtëpia”…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.