☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 81.07 ▲0.91%
ARI 4,113 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,699 ▲ +0.7% ETH $1,863 ▼ -0.45% XRP $1.0756 ▼ -0.11% SOL $73.6900 ▲ +0.75%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 81.07 ▲0.91 % ARI 4,113 ▲0.56 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 81.07 ▲0.91 % ARI 4,113 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Abdixhiku është takuar me Osmanin”/ Nënkryetari i LDK: Brenda kësaj jave, zyrtarizojmë listat

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri tha për Ballkan Update se Kosova po përballet me një krizë politike dhe mungesë vullneti për bashkëpunim.

Sipas nënkryetarit, vendi ka hyrë në një qark të mbyllur që po dëmton funksionimin institucional. Ai paralajmëron se brenda kësaj jave do të bëhet e qartë angazhimi i LDK për zgjedhjet dhe listat për Kuvend dhe kapacitetet ekzekutive, ku Abdixhiku është në komunikime intensive.

“Qëllimi politik është që Kosova të thyejë qarkun prej 2 vitesh. Mungesa e vullnetit politik për bashkëpunim kulmon me moskandidimin e Osmanit për presidente. Ditët e ardhshme do të ketë lajme të mira ku po ndërtohet një listë garuese për të kthyer besimin dhe shpresën e publikut. Republika jonë po lëndohet çdo ditë, jemi bërë burim i krizave politike dhe i qarkut të mbyllur.

Modalitetet e listës së përbashkët janë ende duke u përfunduar. Zgjedhjet janë politike, por për pasojë moszgjedhja e presidentit e çon vendin në këto zgjedhje. Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, do të jetë zgjedhja për president dhe kjo garë do të marrë shumë angazhime.

Ne brenda kësaj jave do të bëjmë të qarta angazhimet tona, listat për Kuvend dhe kapacitetet ekzekutive, ku Abdixhiku është në komunikime intensive.

Këto zgjedhje do të jenë një garë mes elefantësh; Kurti dhe Osmani do të jenë ata që do të punojnë që t’i çojnë njerëzit të votojnë, përkundër shumë partive të tjera. Është një garë jashtëzakonisht e madhe mes ish-presidentit dhe kryeministrit. Ne jemi në pikën kritike, sepse në Kosovë po ndodh blerja e paqes sociale; Kurti ka arritur të ndërtojë sistem për të blerë paqen sociale.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.