☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,411 ▼1.01%
DOW 45,470 ▼1.07%
NASDAQ 21,105 ▼1.42%
NAFTA 98.87 ▲4.65%
ARI 4,544 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,204 ▼ -4.04% ETH $1,994 ▼ -3.4% XRP $1.3350 ▼ -2.05% SOL $83.2500 ▼ -4.48%
S&P 500 6,411 ▼1.01 % DOW 45,470 ▼1.07 % NASDAQ 21,105 ▼1.42 % NAFTA 98.87 ▲4.65 % ARI 4,544 ▲3.07 % S&P 500 6,411 ▼1.01 % DOW 45,470 ▼1.07 % NASDAQ 21,105 ▼1.42 % NAFTA 98.87 ▲4.65 % ARI 4,544 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Abe shpërndan Dhomën e Ulët të parlamentit për zgjedhjet e parakohshme

a197Kryeministri japonez, Shinzo Abe shpërndau Dhomën e Ulët të parlamentit japonez, me fuqi të madhe vendimmarrëse, për t’i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, që duhet të mbahen brenda dhjetorit.

Kjo lëvizje vjen pasi ekonomia e tretë në botë ra papritur në recesion për herë të tretë brenda katër viteve.

Abe deklaroi të martën se do të hiqte dorë nga një rritje e planifikuar për vitin e ardhshëm të taksës së shitjes, pasi të dhënat e qeverisë tregonin se ekonomia e vendit kishte rënë për të dytin tremujor radhazi.

Tkurrja e ekonomisë japoneze është parë pjesërisht edhe si rezultat i rritjes së pjesshme të taksës së shitjes që hyri në fuqi më 1 prill, nga pesë në tetë për qind.

Abe theksoi se kërkonte të shihte reagimin e votuesve ndaj rritjes së kësaj takse si edhe faktin nëse ata do t’i mbështesnin politikat e tij ekonomike për t’i dhënë fund deflacionit që ka ulur ritmet e zhvillimit ekonomik.

”Megjithatë, votuesit nuk janë të bindur për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme”, sipas një sondazhi të agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo News.

Politikat ekonomike të Abes, të quajtura ndryshe “Abenomics”, nuk kanë dhënë ende atë që pritej.

Fushata elektorale do të fillojë më 2 dhjetor dhe zgjedhjet e parakoshme do të zhvillohen më14.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.