🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Franca kërkon të ulë tensionet me Rubion për shkak të luftës në Iran

Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadephul tha se ishte në gjendje t’ia bënte të qartë homologut të tij amerikan, Marco Rubio se Gjermania është e gatshme të ndihmojë në Ngushticën e Hormuzit – sapo të mbarojë lufta.

“Gjermania është sigurisht e gatshme, pas përfundimit të armiqësive, të luajë gjithashtu një rol kur bëhet fjalë për sigurimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit”, tha ministri gjerman në bisedën e parë dypalëshe me sekretarin amerikan të Shtetit, Rubio –  gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) në Francë.

Ai shtoi se diskutimet mbi këtë temë pritet të vazhdojnë.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Gjermaninë dhe anëtarët e tjerë evropianë të NATO-s se nuk kanë vepruar sipas thirrjeve të tij për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe globale e transportit të naftës.

Trump theksoi dje se kishte dëgjuar nga kreu i Gjermanisë se lufta e Iranit “nuk ishte lufta e tyre”.

“Epo, Ukraina nuk është lufta jonë”, tha Trump duke iu përgjigjur këtij qëndrimi.

Wadephul i quajti komentet e Trump mbi qëndrimin e Gjermanisë shumë të papërshtatshme.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius nuk pranoi të komentonte mbi deklaratën e Trump në konferencën javore për shtyp sot në Berlin.

Wadephul përsëriti thirrjen për unitet midis G7-ës, e cila përveç SHBA-së dhe Gjermanisë përfshin Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.