🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore/ Nis këtë fundjavë sezoni i ri për U-16 dhe U-17, debuton Elite Youth Academy

Këtë fundjavë nisin kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe U-17 për sezonin e ri 2026–2027, dy nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit shqiptar të moshave.

Një risi e këtij sezoni është pjesëmarrja për herë të parë e Elite Youth Academy në të dyja kampionatet. Elite Youth Academy do të garojë me të drejta të plota në Abissnet Superiore U-16 dhe U-17, në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e nivelit të kampionateve të moshave dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Debutimi i Elite Youth Academy do të vijë që në javën e parë, me të dyja skuadrat që do të përballen me FK Vora në transfertë, në Fushën e Sportit Ahmetaq. Në Abissnet Superiore U-16, përballja FK Vora–Elite Youth Academy do të zhvillohet më 12 shtator, në orën 10:00, ndërsa dy orë më vonë, në 12:00, do të luhet edhe dueli i Abissnet Superiore U-17 mes të njëjtave skuadra.

Gjatë sezonit 2026–2027, Elite Youth Academy do të marrë pjesë në kampionatet U-16 dhe U-17 me futbollistët e datëlindjeve 2011 dhe 2012, ndërsa ndeshjet pritëse do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Pjesëmarrja e akademisë në kampionatet elitare sjell një tjetër mundësi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë e futbollit të moshave, duke i dhënë talenteve të rinj një tjetër hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të synuar në të ardhmen ekipet kombëtare.

Abissnet Superiore U17, java 1

FK Vora–Elite Youth Academy, 12.09.26, 12:00

Shkëndija Tiranë–Teuta, 12.09.26, 16:00

Partizani–Tirana, 12.09.26, 12:00

Vllaznia–Skënderbeu, 13.09.26, 12:00

KF Shkodra–Dinamo City, 13.09.26, 17:00

Abissnet Superiore U16, java 1

FK Vora–Elite Youth Academy, 12.09.26, 10:00

AF Elbasani–Teuta, 12.09.26, 10:00

Partizani–Tirana, 12.09.26, 10:00

Vllaznia–FK Shënkolli, 12.09.26, 12:00

KF Shkodra–Dinamo City, 13.09.26, 15:00

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.