☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.83 ▲1.9%
ARI 4,572 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,367 ▼ -1.66% ETH $2,026 ▼ -1.5% XRP $1.3111 ▼ -2.73% SOL $80.4900 ▼ -4.08%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Abuzimi me incerenatorin e Fierit/ Ish-deputeti Alqi Bllako merret sot në pyetje nga SPAK

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, do të merret sërish sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm. SPAK do të kërkojë llogari nga ish deputeti Bllako lidhur me për procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit, gjatë periudhës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues” si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

GJKKO vendosi ndaj ish-deputetit socialist masën e arrestit me burg, pas akuzave të ngritura nga SPAK për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i fuknsionarëve të lartë shtetërorë”.

Ai  dyshohet se në bashkëpunim me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

Gjykata i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij për shkak të imunitetit politik, por Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, para se të ndodhte procedura parlamentare për shqyrtimin e kërkesës.

Akuza ndaj Bllakos u ngrit nga SPAK bashkë me 9 zyrtarë të tjerë që ishin të lidhur me procedurat e koncensionit për inceneratorin e Fierit, përfshi dhe ish-ministrin Lefter Koka i cili ndodhet në burg për inceneratorin e Elbasanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.