☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.96 ▲2.14%
ARI 4,767 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,802 ▲ +0.71% ETH $2,197 ▲ +0.59% XRP $1.3405 ▲ +0.41% SOL $83.4300 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Acari dhe të pastrehët, kombinimi vdekjeprurës në SHBA

Reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat që kanë përfshirë rajonet qendrore të Shteteve të Bashkuara, më shumë nga të gjithë po i vuajnë të pastrehët. Një pjesë e tyre janë veteranë, thotë “Reuters”,  e disa madje të gjymtuar, por nuk mungojnë as nënat me fëmijë të vegjël.

Jeffery ka dy vite që kërkon lëmoshë në “Michigan Avenue”. Ai thotë se rruga është për të e vetmja mundësi për të përballuar jetesën dhe, në kushtet e një moti të tillë, nuk i mbetet veçse të shpresojë në mbështetjen e njerëzve.

“Dal nga ora 8 e mëngjesit dhe e shoh akullin që ka vënë shtresë. Më duhet të qëndroj këtu, sepse vetëm kështu mund të siguroj paratë për ushqim e për nevoja të tjera. Edhe nëse e ke një strehë, ajo është vetëm gjysma e betejës, sepse që të jetosh, të duhet dhe të hash”, tha Jeffery, i pastrehë.

Shumica e strehave për të varfrit në këtë zonë janë plot dhe të gjesh një vend të ngrohtë ku të fusësh kokën nuk është edhe aq e thjeshtë.

“Ka një sistem lotarie këtu, tërheq një numër dhe nëse nuk është ai i duhuri, nuk hyn dot brenda. Kështu që mbetesh jashtë nëpër rrethina”, tha i pastrehu Jeffery.

“Kur bën kaq ftohtë sa tani, numri i njerëzve që vijnë në qendrën tonë shtohet ndjeshëm, sepse rruga kthehet pastaj në një çështje jete apo vdekjeje. Sot për shembull, këtu do të flenë gati 800 vetë, ndërsa vaktet e ushqimit që shërbejmë në ditë janë rreth 2.000”, tha Phill Kwiatkowski, drejtor i një qendre strehimi.

Pushteti lokal e ka shkurtuar së fundi buxhetin e tij për qendrat e asistencës, ndaj shumë prej këtyre institucioneve iu duhet tani të kërkojnë përkrahjen e komuniteteve të zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.