Aeroplani Vjenë – Prishtinë bën ulje emergjente në Beograd, autoritetet serbe i mbajnë të mbyllur udhëtarët
Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore “Austrian Airlines”, ka detyruar ekuipazhin të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, transmeton “Koha.net”.
Gjatë fluturimit dhe deri në ulje, në avion udhëtarët kanë qenë shumë të frikësuar pasi në brendi të avionit dëgjoheshin zhurma dhe britma të udhëtarëve.
Odisejada e udhëtarëve nuk përfundoi as pas uljen së avionit në aeroportin e Beogradit “Nikola Testa”. Autoritetet ajrore serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve nga Kosova të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi.
Sipas “Koha.net”, udhëtarët ende po mbahen aty dhe nuk dihet si do të vijnë në Prishtinë. Po flitet që udhëtarët me një avion të kompanisë “Wtruksih Airlines” të shkojnë në Stamboll dhe prej andej pastaj për në Prishtinë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.