☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.12 ▲4.99%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,463 ▼ -0.3% ETH $2,192 ▼ -2.62% XRP $1.3357 ▼ -3.46% SOL $82.5500 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Agrobiznesi optimist për paketën e masave mbështetetëse në bujqësi

-Përfaqësues të KASH-it dhe shoqatave fermere, shprehen për politikat lehtësuse që po ndërmerr qeveria –

Prodhim bujqesorAgrobiznesi shqiptar ka përshëndetur paketën buxhetore me 26 masa mbështetetëse për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend, që qeveria prezantoi një ditë më parë, gjatë një takimi në Tiranë. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Enver Ferizaj, në një prononcim për ATSH-në, tha se, polikat lehtësuese që po ndërmerr qeveria janë një nxitje reale për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë.

Sipas kreut të Agrobiznesit, bujqësia është një sektor potencial në ekonominë  e vendit dhe masat lehtësuese pritet të transformojë këtë sektor dhe t’i japë më shumë peshë në rritjen e kontributit në PBB, dhe përmirësimin e ekonomisë fermere.

Të njëjtin mendim, ndan edhe Isuf Demirxhiu, kreu i Shoqatës së fermerëve shqiptarë, i cili nenvizon se, paketa e masave lehtësuese për bujqësië do të nxisë fermerët dhe blegtorët për më shumë investime në këtë sektorë. “Politikat për formalizimin e tregut të tokës dhe bujqësisë, do të inkurajojnë fermerët për të rritur aktivitetin rural në pronat e tyre, rrjedhimisht prodhimin bujqësor dhe eksportet.

Disa nga masat e parashikuara në paketën buxhetore janë: Kompensimi i TVSH-së për produktet bujqësore, dhënia me qira e ambienteve për 1 euro,  penalizim për diferencat në peshë në kontrollet doganore, rishikim takasash për lëndët e para dhe kafshëve për mbarështim, përjashtim nga TVSH e importit për makineritë bujqësore, rishikim i tarifave doganore për fidanët, mbështetje për industrinë e verës dhe regjistrim i mekanikës bujqësore.

Nga 26 masat  mbështetetëse për zhvillimin e sektorit bujqësor aktualisht 13 janë në rrugën e impementimit dhe 13 të tjera do të vihen në zbatim gjatë vitit 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.