Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,619 ▲ +0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3189 ▲ +0.27% SOL $79.3200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Së shpejti reforma në “Doing Business” për të lehtësuar kushtet e të bërit biznes në Shqipëri

Ministri-Arben-Ahmetaj-gjate-tryezes-konsultuese-me-bizneset-Fason-Foto-Agim-Dobi-ATSH-466x350Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka kërkuar ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes vendeve të rajonit, që të punojë për të materializuar diskutimet e nisura në Berlin në një platformë bashkëpunimi, me projekte konkrete dhe reforma të përbashkëta gjatë punimeve në Konferencën Ekonomike në Malin e Zi.
Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të kompanive dhe ministrat e Ekonomisë të vendeve në rajon, të cilët diskutuan mbi mundësitë, fushat potenciale të investimeve dhe sfidat për bashkëpunim rajonal.
Ahmetaj propozoi që brenda dy muajve të punohet për ngritjen e grupit, i cili të dalë me një dokument të përbashkët dhe konkret. Këtë dokument kryeministrat e vendeve të rajonit pritet që t’a prezantojnë në Berlin në një takim të përbashkët.
Propozimet e ministrit Ahmetaj synojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal në kushtet kur bizneset në rajon nuk janë shumë të ndërlidhur mes tyre. “Kuadri i diskutimeve të Berlinit,duhet të kthehet në një guidë, mbi të cilën të bazojmë vendimmarrjen dhe nismat tona, sigurisht edhe “follow up”, tha ministri Arben Ahmetaj.
Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, ministri foli për rritjen e saj, ndërsa theksoi se programet me FMN dhe Bankën Botërore po funksionojnë shumë mirë. “Shumë shpejt ne do të lançojmë reformën në “Doing Business”, e cila synon përmirësimin e 7 nga 11 indikatorëve të raportit, por mbi të gjitha do jetë shumë i prekshëm për bizneset në kuadër të lehtësimit të kushteve të të bërit biznes ne vend”, tha ministri Ahmetaj.
Gjithashtu, ai përmendi rishikimin e ligjit të investimeve strategjike dhe të konçesioneve, për t’i bërë më shumë efiçente për ekonominë. “Ne duhet të rrisim shpejtësinë e reformave tona”, tha ministri, duke iu përgjigjur ritmit të interesit të investitorëve të huaj.
“Shqipëria po bën një punë shumë të mirë për përmirësimin e klimës së biznesit, por nevojiten investime”, shprehu mendimin e tij Ahmetaj. Me idenë se, pa investime, nuk mund të ketë sukses, ministri tha se, “ne duhet të heqim proçedurat burokratike, që janë pengesë për investimet e huaja direkte. Ne jemi duke bërë një punë të mirë në këtë drejtim, por sërish ekonomitë tona po performojnë nën potencialin e tyre real, që do të thotë se ka ende oportunitete dhe hapësira të pashfrytëzuara, të cilat duhet t’i kapim”.
Në tryezën e rrumbullakët të ministrave të Ekonomisë dhe përfaqësuesve te bizneseve, moderatori Eckhard Cordes, kryetar i Komitetit për Marrëdheniet Ekonomike të Evropës Lindore, u shpreh se ky takim është në kuadër të Konferencës së Berlinit dhe qëllimi është të thellohen lidhjet dhe diskutimet e iniciuara më 28 gusht, si dhe të adresohen pengesat që mund të ekzistojnë për momentin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.