Aksident me pasojë vdekjen në rrugën e Rinasit
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes rreth orës 8 e 30 minuta në rrugën e Rinasit.
Një qytetar me biçikletë u përplas nga një makinë dhe për pasojë humbi jetën.
Policia në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.
Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe mbrëmjen e së hënës në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, ku një taksi përplasi një qytetar me biçikletë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.