🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.91 ▼1.08%
ARI 4,126 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,526 ▼ -0.65% ETH $2,114 ▼ -1.38% XRP $1.0917 ▼ -1.88% SOL $85.7100 ▼ -2.28%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.91 ▼1.08 % ARI 4,126 ▲0.29 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.91 ▼1.08 % ARI 4,126 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën!

Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Pas lajmërimit te Ambasadës Amerikane ne Tiranë për sulm të mundshëm të elementëve te opozitës iraniane në Shqipëri, në kampin e Manzës situata paraqitet e qetë.

Autoritetet herë pas here vijnë për të kontrolluar dhe vlerësuar situatën.

Agjentë të Antiterrorit ishin këtë të enjte në kampin Ashraf 3 ndërsa çdo 30 minuta, aty kryhen patrullime nga ana e Policisë se Durrësit.

Përfaqësuesit e kampit u kanë thënë agjentëve se situata është e qetë dhe nuk ndihen të rrezikuar. Në kampin e muxhahedinëve Ashraf 3 jetojnë rreth 2500 persona, të cilët janë vendosur prej vitit 2018.

E njëjta situatë si në kampin e muxhahedinëve paraqitet edhe pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Agjentë civilë të policisë kriminale herë pas here kryejnë verifikime pranë selisë diplomatike.

Pavarësisht se nuk ka vend për problematika konkrete, vëmendje e shtuar është dhe tek Ambasada e Izraelit në Tiranë, por dhe seli të tjera diplomatike.

Autoritetet kanë shtuar vëmendjen në Aeroportin e Rinasit, pikat doganore dhe sheshet kryesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.