Aksident tragjik në Golem, humbin jetën dy persona
Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të datës 25 gusht 2026. Sipas policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi me inicialet E. L., 44 vjeç. Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.