☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,162 ▼ -5.31% ETH $2,239 ▼ -7.48% XRP $1.1983 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.95%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Disa persona, përfshirë fëmijë, viktima të një krimi familiar në Montana

MONTANA. 25 gusht /ATSH-AA/ – Disa persona, përfshirë fëmijë, u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një shtëpi në shtetin amerikan Montana, thanë autoritetet.

Policia e përshkroi incidentin pranë lagjes West End në qytetin Billings si një konflikt familjar.

Personi i armatosur vdiq nga një plagë e shkaktuar vetë me armë zjarri pasi i vuri zjarrin shtëpisë, raportoi të hënën NBC.

Sherifi i përkohshëm i qarkut Yellowstone, Kent O’Donnell, tha të hënën se në banesë kishin vdekur “disa të rritur dhe disa të mitur”.

Të vdekurit janë identifikuar, por numri, emrat dhe moshat e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

“Për shkak të zjarrit dhe, natyrisht, ujit që përdoret për shuarjen e tij, rikuperimi i provave në vendin e ngjarjes do të ngadalësojë hetimin tonë. Prandaj kërkojmë durim ndërsa përfundojmë këtë hetim”, tha ai.

O’Donnell tha se policia reagoi ndaj një të shtëne me armë në White Star Circle pasi një telefonues në numrin 911 raportoi se kishte dëgjuar të shtëna.

Oficerët mbërritën rreth 10 minuta më vonë dhe dëgjuan të shtëna nga pjesa e pasme e shtëpisë. Tre minuta më pas, banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Zjarrfikësit u dërguan në vendngjarje, por thuhet se u përballën me qasje të kufizuar në ujë dhe me më pak hidrantë nga sa do të ishte ideale.

“Vonesa për shkak të qasjes së kufizuar paraqiti sfida të mëdha, kushtet e zjarrit vazhduan të përkeqësoheshin dhe banorët përfundimisht u … përfshinë nga zjarri”, tha të hënën shefi i zjarrfikësve të Billings, Matt Hoppel.

Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.