☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,394 ▼1.29%
DOW 45,375 ▼1.27%
NASDAQ 21,017 ▼1.83%
NAFTA 98.71 ▲4.48%
ARI 4,523 ▲2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,620 ▼ -4.74% ETH $1,977 ▼ -4.23% XRP $1.3242 ▼ -2.54% SOL $82.3100 ▼ -5.46%
S&P 500 6,394 ▼1.29 % DOW 45,375 ▼1.27 % NASDAQ 21,017 ▼1.83 % NAFTA 98.71 ▲4.48 % ARI 4,523 ▲2.59 % S&P 500 6,394 ▼1.29 % DOW 45,375 ▼1.27 % NASDAQ 21,017 ▼1.83 % NAFTA 98.71 ▲4.48 % ARI 4,523 ▲2.59 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
roze

Albumi i parë i Dua Lipës

Pas asaj që u duk një pritje e përjetshme, albumi i parë i Dua Lipës është hedhur në treg, e ashtu si titullohet një prej hiteve të saj, “Blow Your Mind”, premton t’jua marrë mendjen!

Mediat britanike nuk ja kursejnë lëvdatat këngëtares se talentuar shqiptaro-britanike, albumi i së cilës ka qenë i shumëpritur nga adhuruesit. Edhe pse ishte parashikuar të publikohej më herët, vonesa është mëse e justifikuar.

Siç kishte premtuar 21-vjeçarja, albumi debutues i quajtur thjesht “Dua Lipa” përfshin bashkëpunime tepër të arrira me artistë të tillë si Miguel dhe Chris Martin, ndërsa repertori është gjithçka tjetër përveçse i mërzitshëm.

Duke kujtuar se disa prej hiteve të saj, si “Be the One” apo “Hoter than Hell”, kanë prekur majat e klasifikimeve britanike duke lënë pas në disa raste edhe Drake apo Ed Sheeran, mediat paralajmërojnë se albumi mund të shndërrohet në një prej më të suksesshmeve të sezonit veror.

I regjistruar mes Londrës, Los Angelesit, Torontos dhe Nju Jorkut albumi përmban 12 këngë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Dua tha se ky ishte një moment shumë i veçantë për të dhe se ndihej krenare për atë që kishte arritur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.