☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.91 ▲0.43%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,117 ▼ -5.19% ETH $2,241 ▼ -7.37% XRP $1.1910 ▼ -9.65% SOL $90.3000 ▼ -6.53%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

ALGJERI – Tri ditë zi kombëtare pas zjarreve shkatërruese me 12 viktima

ALGJER, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune shpalli tri ditë zi kombëtare, pasi zjarret pyjore në verilindje të vendit vranë të paktën 12 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

“Me zemër të rëndë dhe shpirt të pikëlluar përballë tragjedisë së humbjes së bashkëqytetarëve tanë, shpall tri ditë zi kombëtare dhe anulimin e të gjitha ngjarjeve kulturore dhe garave sportive”, tha ai.

Të mërkurën në mbrëmje, ministri i Brendshëm, Said Sayoud raportoi të paktën 12 vdekje dhe 54 persona të shtruar në spital me djegie, përfshirë gjashtë në gjendje të rëndë, në lidhje me zjarret shkatërruese pyjore pranë Bejas, Jijel dhe Tizi-Ouzou.

“Pesë vdekje u regjistruan në Jijel, katër në Beja dhe tri në Tizi-Ouzou”, sipas Sayoud.

Videot e zjarreve u shpërndanë në mediat sociale gjatë natës, veçanërisht nga qytetarët e bllokuar nga flakët.

Dhjetëra banorë u evakuuan, veçanërisht në Jijel dhe Beja.

Në Jijel, shumë familje u strehuan në plazhe ose në zonat urbane të kursyera nga zjarret, sipas videove të postuara në internet, që AFP nuk mundi t’i verifikonte menjëherë.

Sot, 46 zjarre ishin ende aktive nga 193 të regjistruara në 24 orë, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Ministri i Brendshëm dhe ministri i Shëndetësisë, Mohamed Seddik Ait Messaoudene, vizituan Bejan dhe Jijelin, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve APS.

Sipas xhandarmërisë, tre rrugë kryesore që lidhin këto rajone lindore mbetën të mbyllura edhe sot.

Çdo verë, verilindja e Algjerisë preket nga zjarret në pyje, një fenomen i përkeqësuar nga thatësirat dhe valët e nxehtësisë gjithnjë e më të shpeshta, të nxitura nga ndryshimet klimatike.

Në korrik, autoritetet regjistruan gati 2 000 zjarre, duke rezultuar në të paktën gjashtë vdekje, dhe gati 2 000 të tjera midis majit dhe qershorit.

Në vitet e fundit, zjarret e mëdha kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në Algjeri, kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore si dhe shumë shtëpi./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.