☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,946 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.62% XRP $1.2514 ▼ -0.2% SOL $92.1700 ▼ -3.06%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me

Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar sot (27 gusht) një takim zyrtar me Karma M. Smith, Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë detyrën në Shqipëri.

Përmes një postimi, Qose bëri të ditur se në fokus të takimit ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Qose shprehu gjithashtu mirënjohjen për Jamar Williams, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij gjatë periudhës së angazhimit me AMP-në.

Në takim ishte i pranishëm edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Reagimi i Klevis Qoses:

“Sot pata kënaqësinë të takoj znj. Karma M. Smith, Këshilltaren e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë tashmë detyrën në Shqipëri.

Në fokus të bisedës ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona. Shpreha gjithashtu vlerësimin dhe mirënjohjen time për z. Jamar Williams për punën dhe mbështetjen e tij të çmuar gjatë periudhës së bashkëpunimit me AMP-në.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Bashkëpunimi me partnerët tanë amerikanë do të vijojë të jetë një element i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona dhe në përmbushjen me profesionalizëm të misionit të AMP-së”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.