Ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier: Për momentin nuk ka kushte për t’i mbajtur zgjedhjet në pjesën veriore
Qeveria e Kosovës është deklaruar për zgjedhjet në Veri të caktuara për datën 18 dhjetor duke thënë se bandat atje nuk mund të vendosin se a do të mbahen apo jo.
Por, ekzekutivi ka lënë të kuptohet se mund të ketë “hapa të mëtejmë” pasi të marrin vlerësime tjera.
“Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në një postim në Facebook.
Sot gjatë ditës për situatën në pjesën veriore është deklaruar edhe ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier i cili ka thënë se është i shqetësuar që për momentin nuk ka kushte për t’i mbajtur zgjedhjet në pjesën veriore.
“Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre”, ka thënë Kryeziu.
Sipas Kryeziut, institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë” ka shkruar ai.
Të martën, drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën“, Petar Petkoviq, ka deklaruar se ”Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje“.
Ndërkaq kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se bandave kriminale në Veri po ju vije fundi.
Zgjedhjet për kryetarët e komunave parashihen të mbahen më 18 dhjetor, ndërkaq për Kuvendet komunale më 25 dhjetor