Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,699 ▲ +0.22% ETH $2,057 ▲ +0.11% XRP $1.3193 ▲ +0.18% SOL $79.5300 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ambasadorja e Kinës merr pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit “Klik Ekspo Group”

Panair i organizuar nga “Klik Ekspo Group” është ngjarje e përvitshme që mbahet çdo nëntor në Tiranë, i cilësuar si panairi ndërkombëtar i përmasës më të madhe dhe më me ndikim në rajonin e Balkanit Perëndimor.

Ambasadorja Jiang u shpreh se ky panair ka krijuar një platformë shkëmbimi dhe bashkëpunimi për ndërmarrjet nga vende të ndryshme, të cilat kanë mundësinë të krijojnë marrëdhënie dhe të thellojnë bashkëpunimin.

Kina, shtoi ajo, nxit kompanitë kineze të vijnë në Shqipëri për pjesëmarrje dhe i mirëpret kompanitë shqiptare të shkojnë në Kinë, që produktet cilësore e karakteristike shqiptare të hyjnë në tregun kinez, në mënyrë që tregtia dypalëshe të realizojë zhvillimin e ekuilibruar.

Ambasadorja kineze vizitoi gjithashtu edhe pavijone të kompanive kineze. Ajo theksoi se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-Shqipëri ka patur zhvillim të shpejtë. Kina është ndër vendet kryesore që investojnë në Shqipëri dhe partnere e rëndësishëm tregtare e Shqipërisë. Produktet kineze, me cilësi të mirë dhe çmim të arsyeshëm përputhen me kërkesën e tregut shqiptar.

Znj. Jiang shprehu shpresën se ndërmarrjet do të shfrytëzojnë rastin e Panairit “Klik Ekspo Group” dhe platforma të tjera të ngjashme, të eksplorojnë tregun shqiptar, të gjejnë partnerë dhe shanse bashkëpunimi, për të krijuar një bazë për bashkëpunim afatgjatë.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik e tregtar i ambasadës së Kinës, Lian Gang.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.