Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh e befasuar nga prania e flamurit amerikan në manifestimin e sotëm të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Ajo është shprehur se për të shmangur çdo konfuzion, “sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” sonte”.
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin’’ e sotëm. Për të mënjanuar çdo konfuzion, ne dëshirojmë të sqarojmë se, ndërkohë që SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin’’ e sotëm”, tha ambasadorja Kim.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.