☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,602 ▲1.13%
DOW 46,756 ▲0.89%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 100.16 ▼1.2%
ARI 4,812 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,849 ▲ +1.65% ETH $2,148 ▲ +2.43% XRP $1.3598 ▲ +2.16% SOL $85.1500 ▲ +3.39%
S&P 500 6,602 ▲1.13 % DOW 46,756 ▲0.89 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 100.16 ▼1.2 % ARI 4,812 ▲2.86 % S&P 500 6,602 ▲1.13 % DOW 46,756 ▲0.89 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 100.16 ▼1.2 % ARI 4,812 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja Kim takon Ahmetajn: “Ndryshime të vështira, por të nevojshme për një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, Kur? ”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në twitter, ambasadorja Kim shkruan se me z. Ahmetaj bisedoi mbi vullnetin e SHBA për partneritet të fortë me Shqipërinë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Gjithashtu nënvizoi se Flamuri i Shteteve të Bashkuara eshte ngritur seriozisht për korrupsionin si pjesë e interesit tonë natyror-ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Flamuri i Shqipërisë të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.

“U takova me Zv. Kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar.

Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar (FATF).)

30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira por të nevojshme në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”-shkruan ambasadorja Kim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.