“Andreas Ndoji? Shqipëria ka shumë lojtarë, nuk na duhen ata që nuk e ndiejnë”! Alban Bushi: Adrion Pajaziti është si Demollari, do ta shihni te Kombëtarja A
Në listë shihej aktivizimi i Kurtulan dhe Pajazitit të Fulham. Në konferencën për shtyp, Bushi kishte fjalë të mëdha për këtë lojtar që është pjesë e U-21 të Fulham. Nga ana tjetër është sqaruar edhe çështja e Andreas Ndoj.
“Ndoji? Shqipëria ka boll lojtarë, i uroj fat, ne na duhen lojtarë që e ndiejnë fanellën, jo me dy mendje. U bë kjo puna: “Hajde-ik”. Brenda një muaji janë bërë dy zgjedhje nga Ndoji. Unë pashë video të tij nga Olimpiakosi B. U thashë prindërve që e doja te Shqipëria U-21, ata e pranuan me kënaqësi, atëherë kur nuk e donte Greqia. Ndërkohë tani që e donte Greqia, u largua menjëherë nga ne. Por nuk ka problem, kështu e ndien ai.
Rasti i veçantë, unik në botë, kemi nga Superiorja vetëm një lojtar te Shqipëria U-21, Alivoda. Kemi dhe Buxhelajn, që po merr minuta. Klubet shqiptare duhet të aktivizojnë më shumë lojtarë të rinj. Arda Kurtulan? Është risi, ka qenë te Fenerbace dhe ka qenë lojtari më i ri që ka debutuar në Turqi. Është super talent. Lidhja ime me babain e tij që kemi luajtur futboll në Turqi, bëri që të vinte këtu. Ka një lidhje me Shqipërinë nga ana e gjyshit. Pajaziti është një super lojtar, do ta shihni shpejt te Shqipëria A, unë e krahasoj me Demollarin këtë element që është pjesë e Fulham U-21”, tha Bushi.
Andreas Ndoji refuzon Shqiperine dhe zgjedh Greqine
Andreas Ndoji është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olimpjakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.
Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.
Ndryshe nga se pritej, sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Me anë të një email dërguar Drejtorit te Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me Federatën Greke.
Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.
Ky refuzim i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pa kthyeshëm,