Politika
Apeli i Yuri Kim për kandidatët, Rama: Përgjegjësi individuale kush gënjen! Ne zbatojmë ligjin, nuk ngremë salla torturash…
“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S’kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.