Arbeloa për rastin Mbappé: Testet e gabuara të gjurit? Lajme të rreme
“Ajo që gjoja Mbappé ka thënë këto ditë është lajm i rremë. Tani duhet ta lëmë pas dëmtimin e gjurit të tij dhe të përqendrohemi te objektivat”, tha trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, në lidhje me lajmin e publikuar javët e fundit nga portali francez RMC Sport se stafi mjekësor i “Los Blancos” kishte kryer teste në gjurin e gabuar të yllit francez.
Edhe vetë Kylian ka folur për të sqaruar situatën: “Informacioni se ne ekzaminuam gjurin e gabuar nuk është i vërtetë”, deklaroi sulmuesi në një konferencë për shtyp në prag të miqësores midis Francës dhe Brazilit. “Ndoshta unë jam indirekt përgjegjës për këtë sepse nuk komunikova, dhe kur nuk komunikon atë që ke dhe çfarë po ndodh, kjo lë hapësirë për interpretim dhe të gjithë nxitojnë të mbushin boshllëkun, kjo është loja”.
The post Arbeloa për rastin Mbappé: Testet e gabuara të gjurit? Lajme të rreme appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.