🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,668 ▼0.72%
DOW 46,541 ▼0.96%
NASDAQ 22,304 ▼0.78%
NAFTA 97.17 ▲1.72%
ARI 4,891 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,462 ▼ -3.72% ETH $2,197 ▼ -5.56% XRP $1.4495 ▼ -4.89% SOL $89.5700 ▼ -4.95%
S&P 500 6,668 ▼0.72 % DOW 46,541 ▼0.96 % NASDAQ 22,304 ▼0.78 % NAFTA 97.17 ▲1.72 % ARI 4,891 ▼2.34 % S&P 500 6,668 ▼0.72 % DOW 46,541 ▼0.96 % NASDAQ 22,304 ▼0.78 % NAFTA 97.17 ▲1.72 % ARI 4,891 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Arben Gashi nuk sheh kurrfarë rreziku nga protestat e paralajmëruara të opozitës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk sheh kurrfarë rreziku nga protestat e paralajmëruara të opozitës. Madje, thotë se VV, AAK dhe NISMA nuk janë duke provuar të marrin pushtetin përmes protestave, por se po e përdorin këtë metodë demokratike për të mbajtur afër elektoratin.

arben-gashi-nuk-sheh-kurrfar-euml-rreziku-nga-protestat-e-paralajm-euml-ruara-t-euml-opozit-euml-s_hd“Nuk mendoj se mund të marrin pushtetin përmes protestave. Ideja e protestave, me sa po kuptoj unë, është të mobilizohen njerëz sa më shumë në mënyrë që të mbajnë elektoratin e vetë. Nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit sepse pushteti me dhunë nuk merret në demokraci”, ka thënë Gashi, për Gazetën Express.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së thotë se VV, AAK dhe NISMA duhet të kenë kujdes të mos i kthejnë protestat në akte dhune.

Nëse përsëritet dhuna sikur në dy protestat e mëparshme, Gashi vlerëson se mund të ketë dëme për Kosovën, institucionet dhe partitë organizatore të protestave.

“Është angazhim politik për më i arrit qëllimet e veta politike. Në demokraci këto janë normale. E rëndësishme është të mos ketë akte dhunë dhe degjenerim në dhunë. Nëse degjeneron protesta dhunë do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe besueshmërinë e institucioneve, partive politike dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar protesta për 18 prill me moton “Kundër kapjes së Shtetit”.

Këto parti kanë organizuar, po ashtu, dy protesta të tjera, në të cilën ka pasur të lënduar policë e qytetarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.