☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.31 ▲1.41%
ARI 4,056 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,994 ▲ +1.48% ETH $2,356 ▲ +1.83% XRP $1.3320 ▲ +2.57% SOL $101.8800 ▲ +1.78%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.31 ▲1.41 % ARI 4,056 ▼0.45 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.31 ▲1.41 % ARI 4,056 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave nga TVSH e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend, Rama bëri të ditur se shoqata të ndryshme kanë paraqitur kërkesën që gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantet të rikthehet drejtpërdrejt për qytetarët dhe bizneset në çmim fundor.

Kryeministri rikujtoi se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jetë mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë edhe nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre dhe kjo kategori janë pensionistët.

“Askush tjetër nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit asnjë gjë më shumë se sa i takon, sepse nga njëra anë në sektorin publik pagat janë rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe do të vazhdojnë të rriten dhe po ashtu edhe në sektorin privat”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri iu përgjigj edhe kërkesave për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit.

“Ka një kërkesë tjetër që përsëritet në pafundësi dhe bëhet tamam si hesapet pa hanxhiun, që të ulet taksa e qarkullimit. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit nuk është problem se ulet këtu, por po iku nga këtu do shkojë diku tjetër. Pra do të shkojë drejtpërdrejt te përdoruesi i automjetit në formën e taksës për automjetin”, u shpreh Rama.

Në një rast të tillë, kryeministri theksoi se kjo taksë do të katërfishohet deri edhe dhjetëfishohet në raste të veçanta.

“Ndërkohë sot nëse një përdorues mjeti nuk harxhon fare karburant nuk do të paguajë. Filozofia e taksës në strukturën e çmimit të karburantit është që ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë në strukturën e çmimit”, shtoi Rama. /j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.