Bota

Armë për gjoja mikun – SHBA armatosin Arabinë Saudite

Qeveria në Uashington pajis partnerët në Riad vazhdimisht me teknologji moderne lufte. Tregtia e armëve e Shteteve të Bashkuara me Arabinë Saudite ka një traditë të gjatë.

Qeveria në Uashington pajis partnerët në Riad vazhdimisht me teknologji moderne lufte. Kjo edhe pse Amerika e di ndikimin e Arabisë Saudite mbi islamistët radikalë. Biznesi i fundit në 10.000 bomba konvencionale të kontrolluara me lazer, që thyejnë betonin, me vlerë prej më shumë se një miliardë dollarë.

Mark Toner nga Departamenti i Shtetit i përgjigjet pa dëshirë pyetjes së gazetarit për tregtinë e fundit të armëve me Arabinë Saudite. “Ne kemi një marrëveshje të mundshme me Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për municione ajër-tokë dhe pajisjet shoqëruese. Kostot janë 1.29 miliardë dollarë.”

Marrëveshja është e mundur, sepse ka mundësi që Kongresi mund të shprehë ende shqetësimet e tij. Por ai nuk do ta bëjë këtë, duke ndjekur traditën. Njeriu i Ministrisë së Jashtme të SHBA nuk i përgjigjet pyetjes, se përse Shtetet e Bashkuara mbushin depot në Riad, të cilat janë ndërkohë bosh në rradhë të parë, sepse ushtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në Jemen. Ata duhet të ndërpresin sulmet e tyre në territorin e Arabisë Saudite. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e OKB-së për paqe.

US-Kongress Washington Außenansicht US-Fahne

Një konflikt i ndyrë, në të cilin sipas OKB-së vdesin shumë civilë. Peter Kuznick, historian në American University në Washington, thotë: “Biznesi i armëve me Arabinë Saudite është gjithmonë një pakt me djallin. Për fat të keq Shtetet e Bashkuara kanë këtu një histori të gjatë. Më e keqja është se Barack Obama i ka tejkaluar të gjithë presidentët e mëparshëm me shitjen e armëve Arabisë Saudite. Në vitet e fundit ne kemi shitur armë për rreth 100 miliardë dollarë në Arabinë Saudite. Më shumë se nën Presidentin George W. Bush!”

Kuznick është i bindur: Amerika vepron kështu, edhe pse dihet, se atentatorët e 11 shtatorit ishin kryesisht shtetas sauditë dhe edhe pse shumica e terrorit pas vitit 2001 ka qenë shpesh e kontrolluar dhe financuar nga Arabia Saudite.

“Që vitin e kaluar shërbimet e fshehta amerikane kanë thënë se personalitete nga Arabia Saudite financojnë IS. Ata e dinë se udhëheqja saudite ka këtë marrëveshje të korruptuar me klerin, atyre u lejohet që nën mantelin e qeverisë të armatosin dhe të përgatisin vahabistët ekstremistë. Tani ekstremistët luftojnë kundër nesh.”

Në shtator presidenti Barack Obama priti mbretin saudit në Shtëpinë e Bardhë. Qëllimi ishte për të bindur partnerin e vjetër të tolerojë të paktën marrëveshjen bërthamore me Iranin. Irani shiit është një armik i betuar i Mbretërisë sunite Saudite. Obama ka një bashkëpunim të ngushtë me Arabinë Saudite, siç bën vendi i tij prej dekadash.

“Ne ndajmë shqetësimin për krizën në Siri, ne shohim një proces tranzicioni në Siri, që mund të përfundojë konfliktin e tmerrshëm. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në luftën kundër terrorizmit në mbarë botën, edhe në luftën kundër IS”, u shpreh presidenti Obama

Çmimi është i lartë

ushtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në JemenUshtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në Jemen

Viktimat civile në Jemen, lidhjet terroriste të vështira për t’u zbuluar, një situatë të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, e cila është e papajtueshme me vlerat e botës së qytetëruar. Peter Kuznick thotë se “IS është për ne një horror. Por është e rëndësishme të kujtojmë se sauditët vitin e kaluar prenë kokat e më shumë njerëzve se ‘Shteti Islamik’.”

Edhe pse Kongresi do ta shqyrtojë tregtinë e bombave, nuk është për të patur dyshime për shitjen e tyre. Vahabizmi dhe salafizmi, dy forma të islamit ortodoks të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën janë “specie shkatërruese agresive në ekosistemin e gjerë Islam”. Kështu shkruante Daniel Benjamin, ish-koordinator kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit. Për të ekziston një linjë direkte nga xhamitë radikale në Arabinë Saudite deri në 11 shtatorin dhe “Shtetin Islamik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button