🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,092 ▲ +0.67% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3099 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestimi i Prengës, BE: Me rëndësi ndjekja e duhur gjyqësore

Ndërsa ka hyrë në fazën përfundimtare përpilimi i raportit vjetor të progresit për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Europian, Komisioni mban shënim zhvillimet e fundit në vend pas arrestimit të deputetit socialist, Armando Prenga, dhe thekson rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ndjekjes së duhur të çështjes nga gjyqësori.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: Sigurisht, unë nuk mund të komentoj për thelbin e raportit të progresit, por Komisioni po e finalizon atë, ndërkohë, dhe parashikohet që ta miratojë në mes të tetorit. Pra në një muaj kohë, për ta diskutuar më pas me Këshillin, në mënyrë që të kemi një vlerësim të plotë të progresit të bërë nga vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.

A i keni ndjekur zhvillimet politike, veçanërisht pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi dhe arrestimit të deputetit socialist, Armando Prenga. A e konsideroni këtë pjesë të procesit të dekriminalizimit?

Maja Koçijançiç: Ne mbajtëm shënim për arrestimin e një anëtari të Parlamentit shqiptar dhe 5 njerëzve të tjerë gjatë kësaj fundjave. Si rregull nuk komentojmë për hetimet dhe rastet në ndjekje. Ne theksojmë rëndësinë e respektimit të plotë të sundimit të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare për proceset në këtë kuadër. Ne lavdërojmë agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet e tyre në garantimin e sundimit të ligjit dhe rendit publik në Shqipëri. Është me rëndësi, që të ketë një ndjekje të duhur gjyqësore në çdo rast. Në këtë kuptim, bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe prokurorisë është me rëndësi kyçe. Përsa i takon çështjes së dekriminalizimit, Komisioni do të shprehet për progresin e arritur në përmbajtjen e këtij raporti vjetor.

Komisioni Europian po analizon dhe raportin përfundimtar të sapopublikuar nga OSBE-ODIHR, mbi mbajtjen e zgjedhjeve lokale të këtij viti, teksa burime pranë ekzekutivit europian rrëfyen se, Brukseli pritet të inkurajojë autoritetet shqiptare për të zbatuar rekomandimet e përfshira në këtë dokument.

Përgatiti: Arta Tozaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.