☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,539 ▼0.8%
DOW 46,250 ▼0.39%
NASDAQ 21,681 ▼1.14%
NAFTA 94.10 ▲4.19%
ARI 4,453 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,920 ▼ -2.74% ETH $2,065 ▼ -4.38% XRP $1.3580 ▼ -3.41% SOL $87.3500 ▼ -4.62%
S&P 500 6,539 ▼0.8 % DOW 46,250 ▼0.39 % NASDAQ 21,681 ▼1.14 % NAFTA 94.10 ▲4.19 % ARI 4,453 ▼2.18 % S&P 500 6,539 ▼0.8 % DOW 46,250 ▼0.39 % NASDAQ 21,681 ▼1.14 % NAFTA 94.10 ▲4.19 % ARI 4,453 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Arrestohen dy kosovarë të dyshuar për lidhje me ISIS

Policia e Kosovës vuri në pranga dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik. Në kuadër të operacionit policor në Kaçanik, Viti e Mitrovicë, që është vazhdimësi e një aksioni të ngjashëm në të cilin u arrestuan 6 persona tjerë, sot u bë e mundur prangosja e shtetasve me inicialet L.G., dhe A. M.

Të njëjtat burime theksojnë se këta dy persona dyshohet se po organizonin sulme terroriste në vend.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve dhe aktiviteteve policore me datën 6.11.2016, përmes Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe njësiteve tjera të specializuara, si vazhdimësi të operacionit të mëhershëm të realizuar me 4.11.2016, ka ndërmarrë edhe një operacion policor në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë atë në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykata kompetente.

Njësitet policore gjatë realizimit të këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve kanë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona (L. G. dhe A. M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Penal (Kapitulli XIV), përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.