Kronika

Arrestohet në Poloni koka e grupit të Dukagjinit/ Urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Poloni Martin (Gentian) Bleta, i cili akuzohet si pjesë e grupit që urdhëroi rrëmbimin që më pas solli edhe vrasjen e Jan Prengës. Gentian Bleta përdorte disa emra, ku gjithashtu njihej edhe me emrin Nik Bleta me të cilin ishte shpallur në kërkim në fillim të këtij viti pas rrëmbimit të Prengës.

Shqiptari nga Dukagjini ka rënë në prangat e policisë në Poloni pak javë më parë, ndërsa pala shqiptare ka nisur kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri për t’u hetuar dhe gjykuar për akuzat që janë ngritur kundër tij.

Deri tani për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës.

Gentian Doçi, i cili deri më tani ka ndërruar rreth 5 herë mbiemrin, akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve. Emri i Doçit u zbulua nga dëshmia që vëllai i viktimës, Anton Prenga dha në prokurori. Prenga zbuloi se kishte pajtuar një pajtues gjaqesh për të takuar familjen Doçi. Ai kishte shkuar atje bashkë me Nikoll Shullanin, i cili kishte biseduar me Lush Doçin, që i kishte mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje. Ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Doçi telefonoi vëllain e vogël në Angli, Astritin, të cilit i kërkoi kokainën e vjedhur, konkretisht 260 kilogram.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button