Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +0.49% ETH $2,047 ▲ +0.3% XRP $1.3164 ▲ +2.22% SOL $79.7900 ▲ +2.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Task-Forca e konfirmon: Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri me koronavirus. Manastirliu ka një apel për lajmet e rreme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se sot nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërkaq 6 të dyshuar kanë rezultuar negativë.

Sot është mbledhur në Rinas, në sallën e mbledhjes së emergjencave të aeroportit Task- Forca ku Manastirliu ka raportuar se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri këtë mëngjes të 24 shkurtit, ndërkohë edhe 6 raste që kanë qenë të dyshuar pas analizave kanë rezultuar negativ, pra nuk kanë pasur koronavirus.

Po ashtu ministrja ka komentuar edhe lajmet e rreme që kanë qarkulluar ditën e djeshme duke thënë se qytetarët dhe mediat duhet t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, pasi paniku nuk duhet t’i zërë vendin arsyes.

”Nga pikëpamja e përballjes pikërisht me një virus të tilël na bën të jemi jo vetëm të përgjegjshëm por edhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që jemi duke ndërmarrë. Në komunikimin me publikun dhe mediat e kemi thelbësor për të shmangur çdo dizinformim që është një element pasi edhe dje jo pak mesazhe nxitën panik. Nuk është koha që paniku t’i zërë vendin arsyes. Koha për fakte. Koha për mendimet e ekspertëve. Kemi ekspertët më të mirë të Institutit të Shëndetit Publik dhe strukturave tona për ndjekjen e planit të Task-Forcës.

Ndaj dua këtu që edhe t’ju ftoj si media për t’ju patur bashkëpuntorë ashtu si dhe qytetarët duhet të jenë bashkëpuntore në një situatë që nuk do panik por racionalitet. Jemi përballur dje me lajme të rreme, me mesazhe që nuk ishin të vërteta dhe të cilat kemi reaguar. Dua që t’ju them ju si media që ndiqni këto lajme dhe dua t’ju falenderoj për ato çfarë keni përcjellë. Qytetarët t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe informacioni ditor që jep për publikun dhe mediat dhe informacionet të Institutit të Shëndetit Publik.

Dua të them edhe njëherë që është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju. Jemi të hapur siç kemi qenë për të komunikuar 24 orë në 7 ditë për ju. Jemi në gatishmëri për t’u përgjigjur për punën që po bëjmë dhe për çdo shqetësim që ka publiku. është normale të kesh shqetësime në këtë situatë por paniku nuk duhet të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj me mirëkuptim dhe ne do të jemi të hapur. Me shumë përgjegjësi do të administrojmë këtë ngjarje, kemi përballuar situata të tjera si tërmeti ku kemi treguar profesionalizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ju kemi informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku 6 raste janë analizuar kanë rezultuar negative”, tha ministrja Manastirliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.