☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,138 ▲0.41%
DOW 49,129 ▼0.37%
NASDAQ 24,690 ▲1.03%
NAFTA 94.95 ▼0.94%
ARI 4,743 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,800 ▼ -0.35% ETH $2,306 ▼ -0.9% XRP $1.4312 ▲ +0.2% SOL $85.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 7,138 ▲0.41 % DOW 49,129 ▼0.37 % NASDAQ 24,690 ▲1.03 % NAFTA 94.95 ▼0.94 % ARI 4,743 ▲0.4 % S&P 500 7,138 ▲0.41 % DOW 49,129 ▼0.37 % NASDAQ 24,690 ▲1.03 % NAFTA 94.95 ▼0.94 % ARI 4,743 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Arte

“Zemra mal”, shqiptarët këndojnë e vallëzojnë në ndeshjen e NBA, Chicago Bulls – Indiana Pacers

Të gjithë ata që mbrëmjen e 1 prillit shkuan ta shohin live ndeshjen e basketbollit në NBA ndërmjet Chicago Bulls dhe Indiana Pacers patën një mundësi të rrallë, që të njihen me një pjesë të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Kjo për faktin se në sallën United Center të qytetit të madh amerikan, u prezantua Nata e Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne shtetin Illinois.

“Në United Center shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën Shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago – me përfaqësim nga të gjitha trevat tona”, thuhet në një postim të këtij komuniteti, në Facebook. “Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe na mbështetën. Nëse duam më shumë momente si kjo, duhet të vazhdojmë të organizohemi dhe të rritemi bashkë”.

Kjo është hera e parë në krejt historinë e NBA që një ngjarje e këtillë kulturore me muzikë e valle shqiptare zë vend me rastin e një ndeshje.

“Ishte fort mirë, 650 + shqipe”, ka thënë Fatos Brahimi, anëtar i Bordit të Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Illinois për KosovaPress. ‘Sefte ne histori fëmijët tanë vallëzuan me xhamadani vija – vija midis Bullsave.  Zemra mal”.

Performancat në United Center u dhanë nga grupet “Arbëria Chicago”, “Shqiponjat e Chikacos”, “Ensemble”  dhe Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit”.

Drejtor kreativ dhe koreograf i këtij eventi kulturor shqiptar ishte Altin Naska.

Ngjarjet e këtilla nuk janë të rralla në ndeshjet e NBA, që kanë shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe.

Por, asnjëherë deri më tashti, në historinë gati 80 vjeçare të ligës më të fortë të basketbollit në botë, nuk pati një kësi organizimi që u bë nga shqiptarët.

/KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.