🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,092 ▲ +0.67% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3099 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Asnjë leje ndërtimi për bashkitë pa plan vendor

Bashkitë që nuk kanë një plan të miratuar vendor do të vazhdojnë të mos japin leje ndërtimi deri në miratimin e këtij plani, me përjashtim të rasteve që cilësohen si projekte me interes publik për të cilat vendos Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërsa 14 bashki që aktualisht kanë plane të miratuara vendore mund të japin leje ndërtimi, por vetëm në qytete, pa përfshirë komunat përreth.

14 bashki që aktualisht kanë plane të miratuara vendore mund të japin leje ndërtimi, por vetëm në qytete, pa përfshirë komunat përreth.

“Njësitë e tjera vendore, të cilat nuk kanë plane vendore të miratuara vazhdojnë dhënien e lejeve të ndërtimit për disa kategori të cilat i ka miratuar KKT-ja.  Sa i përket projekteve me interes publik në fushën e bujqësisë, turizmit, industrisë, këto leje jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”, deklaroi Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.

Ministrja Gjermeni thotë se një tjetër përjashtim janë godinat nën gjashtë kate për strehim, të cilat mund të jepen nga të gjitha njësitë vendore në bashkëpunim me KKT.

“Banesat individuale, që prej dhjetorit të vitit të shkuar u është dhënë hapësira njësive vendore që të vazhdojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për banesat individuale familjare”, sqaron Gjermeni.

Ministrja thotë se Qeveria do të asistojë financiarisht dhe teknikisht 26 bashki që të hartojne planet vendore dhe t’i kenë të miratuara ato deri në muajin shkurt. Për këtë qëllim është çelur një tender ndërkombëtar për të përzgjedhur kompanitë më të mira, që në bashkëpunim me bashkitë të hartojnë planet e përgjithshme vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.