Kronika

Atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja, kush është i plagusuri tjetër Landi Muharremi? Dhunimi i ndaj biznesmenit libanez

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në ora 16.30 minuta në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Polica e Durrësit ka dhënë detaje nga atentati që ndodhi në Mbikalimin e Shkozetit, ku i plagosur mbeti prokurori Arjan Ndoj dhe dy të tjerë. Njëri nga të plagosurit që thuhet se është shoferi i tij, Andi Maloku, është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe Aleksandër Laho, me të cilin thuhet se Ndoj ka miqësi të vjetër.

“Ne aksin rrugor Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.”, thuhet në njoftimin e policies. Në vendin e ngjarjes ka mbrritur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Alekandër Laho, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoj, rezulton të jetë Landi Muharremi. Po kush është i plagusuri tjetër Landi Muharremi?

Landi Muharremi është identifikuar si një prej personave të plagosur nga plumbat që u derdhën në drejtim të makinës me të cilën ai udhëtonte dhe brenda së cilës ndodhej edhe Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit.

Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri i cili po invesonte në turizëm. Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën drejt Rinasit. Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit. Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit.

Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një anëtar i mirëorgnaizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”. Spitalet ku janë të plagosurit janë  blinduar nga forca të shumta policie.

Prokurori Ndoja është marrë në mbrojtje nga policia. Prokuroria është duke parë si pistë kryesore atë të një atentati ndaj prokurorit Ndoja. Arjan Ndoja më herët është akuzuar nga avokati Ilia Ilia se është goditur nga persona që kanë lidhje me prokurorin. Ndoja gjithashtu ka pasur në dorë çështje për pronat.

Ndërkohe emri i prokurorit Arjan Ndoja, mbrriti para një muaj më parë në parlament, ku Kryeministri Rama e përfshiu në grupin “grupi kap çfarë të kapësh”  (KÇK). Me pas akuza pati edhe nga zv/kryeministri Braçe. Po cilat kanë qenë akuzat e fundit politike ndaj Arian Ndojt? Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës.

“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama.

Ndonëse kryeministri nuk bëri publik emrin e prokurorit, ai u identifikua një ditë më pas nga zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili e akuzoi Ndojin për bashkëpunim me bandat kriminale. “Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, u shpreh Braçe. Një javë më pas, emri i Arjan Ndojit u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK).

“Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button