🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.32 ▼1.78%
ARI 4,801 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,367 ▲ +4.82% ETH $2,375 ▲ +8.5% XRP $1.3701 ▲ +3.27% SOL $85.8700 ▲ +4.84%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Atentati në Shkodër, zbulohet autori i plagosjes së 44-vjeçarit

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i atentatit me armë zjarri të një dite më parë në Shkodër, ku mbeti i plagosur 44-vjeçari, Syri Mehmedaj.

Policia ka shpallur në kërkim 29 vjeçarin me iniciale S.D, banues në Shkodër.

Policia thotë se “nga deklarimet e marra nga të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas”.

Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vendit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit Mehmedaj, i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL.

Nga kqyrja e mjetit të të plagosurit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë.

Në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

44-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.