🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.06 ▼0.91%
ARI 4,123 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,936 ▼ -0.41% ETH $2,124 ▼ -1.09% XRP $1.0964 ▼ -1.76% SOL $86.2500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.06 ▼0.91 % ARI 4,123 ▲0.19 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.06 ▼0.91 % ARI 4,123 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset njëri prej tyre. Pasi e rrahën u rrëzua në kangjella…

Një përplasje mes një grupi të rinjsh ka ndodhur këtë të martë, më 14 prill, në qytetin e Korçës, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi saporton se sherri ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit, ku disa të rinj kanë debatuar dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta. Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se, pas goditjeve, është rrëzuar në kangjella duke pësuar plagë të lehta. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, ndërsa të rinjtë e përfshirë janë larguar pas konfliktit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, duke sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.