Opinion
Autokraci të pandehurish apo Republikë prokurorësh?

Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim për korrupsion, pa pritur as për akuza zyrtare. Ai e trajtoi dorëheqjen si një lëvizje për të mbrojtur dinjitetin e shtetit.
-Në nëntor 2025, ministrat e Drejtësisë dhe Energjisë të Ukrainës edhe pse në luftë, dhanë dorëheqjen mes një hetimi të madh për korrupsion brenda sektorit të energjisë, që përfshinte akuza për një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh.
-Ministrja britanike kundër korrupsionit, Tulip Siddiq, dha dorëheqjen në janar 2025, mes një hetimi për korrupsion që përfshinte familjen e saj.
-Në botën gjermanofolëse, një numër politikanësh kanë dhënë dorëheqjen për shkak të plagjaturës, përfshihet këtu një ministrin austriak në vitin 2021 i cili u përfol për një skandal plagjiature dhe dy ministra gjermanë në vitin 2011 dhe 2013 për shkak të sjelljes së ngjashme akademike.
-Ndërsa rrjedhja e informacioneve të Panama Papers e vitit 2016 ekspozoi të paktën 140 politikanë dhe zyrtarë publikë në nivel global, përfshirë disa udhëheqës qeveritarë, të cilët u dorëheqën dhe u përfshijnë në hetime të shumta në shumë vende edhe europiane.
Megjithëse nuk ka një numër të saktë të ministrave që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar në Europë në vitet e fundit këto janë disa shembuj që tregojnë se numri i ministrave europianë që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar për shkak të hetimeve është i konsiderueshëm dhe i vazhdueshëm. Parimi i llogaridhënies ministrore përballë hetimeve serioze është një parim i panegociueshëm në gjithë kontinentin.
Në Shqipëri , kemi ministra , deputetë edhe kryetarë bashkish në hetim edhe të pandehur për vepra penale, që nuk u shkon as ndërmend të japin dorëheqjen edhe të mundësojnë hetimin. Atë aktrojnë edhe e kërkojnë drejtësinë ndërsa janë të blinduar me pushtet .
Fjala drejtësi për socialistët është vetëm një slogan. Drejtësia e të pandehurve në pushtet nuk është drejtësi e rrënjosur tek vërteta por drejtësi e përdorur edhe e spërdredhur sipas nevojës . Rezultati është konfuzioni; paqartësia; zhurma; mungesa e rendit.
Zhurma e Ramës edhe klerikëve të tij nuk mbron drejtësinë.
Përkundrazi tek zhurma edhe shqetësimi “se po kthehemi në republikë prokurorësh” dallohet pikërisht vdekja e demokracisë e cila e ka rrënjën tek boshllëku etik i drejtësisë pa ekzistencën e ndërgjegjes.
Demokracitë vdesin jo vetëm nga të gjitha gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që ato krijojnë, pikërisht për të errësuar gjykimin njerëzor aq sa të mos dallohet më ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave.
Autokracia fillon kur e vërteta bëhet e negociueshme dhe drejtësia personalizohet . Madje është kalimi nga drejtësia në përshtatshmëri çka shënon lindjen e autokracisë.
Autokracia e të pandehurve socialistë nuk u ndërtua brenda natës, por hap pas hapi.
Së pari, ajo diskreditoi institucionet që synojnë të frenojnë pushtetin.
Së dyti, shndërroi të vërtetën në një opinion dhe ligjin në një armë.
Së treti, zëvendësoi përgjegjësinë morale me besnikëri.
Ky manual në Shqipëri është fara e tiranisë. Dhe ne po jetojmë procesin e mbirjes edhe lulëzimit të saj.

