Azilkërkuesit në Gjermani, Shqipëria në vend të dytë me 4.922 kërkesa në muajin maj
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar raportin më të fundit në lidhje me kërkesat e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e botës.
Sipas MB-së gjermane, mësohet se shqiptarët janë në vend të dytë sa u takon kërkesave për azil, të cilat në muajin maj arritën shifrën rekord 4.922, ndërsa në total, në këtë muaj ato kanë qenë 16.874 nga të gjitha vendet.
Në vend të parë renditet për muajin maj, Siria me 5.100 kërkesa për azil, ndërsa në vend të tretë Serbia me 1.900 kërkesa, ndërsa Kosova me 1.947 kërkesa.
Ndërkohë, në muajin prill, shifra e shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani ka qenë 4.794, ndërsa në muajin mars shifra ka qenë 3.020 kërkesa.
Sipas shifrave të publikuara, nga maji i vitit 2014 deri në maj 2015, ka pasur një rritje të azilkërkuesve në përgjithësi në Gjermani në 78.8%.
Gjermania ka pajisur me statusin e refugjatit ekonomik një numër prej 5.687 personash.