☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,605 ▲1.17%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 99.79 ▼1.57%
ARI 4,815 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,784 ▲ +2.92% ETH $2,130 ▲ +3.44% XRP $1.3550 ▲ +2.89% SOL $83.4300 ▲ +2.96%
S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 % S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
roze

Babai i Nicole Kidman humb jeten aksidentalisht ne Singapor

nicolekidman1Babai i Nicole Kidman ka humbur jetën aksidentalisht në një hotel në Singapor, ku ndodhej për të  vizituar vajzën e tij Antonia. Policia e Singaporit tha se 80-vjeçari u dërgua në spitalin “Tan Tock Seng” ku më pas u deklarua se kishte ndërruar jetë.

Dr. Kidman ka rënë nga shkallët në dhomën e hotelit, ku ndodhej pasi kishte konsumuar mëngjesin  raporton” Australian Womens Weekly”.

D. Kidman ishte një psikolog klinik në spitalin “Royal North Shore” dhe drejtues i departamentit të shëndetit mendor në “University of Technology” në Sidnei.

Si një psikolog shumë i nderuar ai kishte bërë kërkime sesi ndikonte ana psikike-sociale në sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.

Ai ishte nderuar me Urdhër në Australi në vitin 2005 për kontributin në fushën e psikologjisë klinike. Familja ishte parë së bashku për herë të fundit në muajin janar, në 50-vjetorin e martesës së Dr. Kidman dhe bashkëshortes Jannelle.

Në qershor të këtij viti Nicole Kidman, 46 vjeç, së bashku me babain e saj dhe bashkëshortin Keith Urban parakaluan në tapetin e kuq në “Swisse Celebrate Ball” në Melburn. Nicole Kidman ka lindur në Honolulu, por familja e saj u shpërngul në Sidnei kur aktorja ishte vetëm 4 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.