☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.15 ▼0.45%
ARI 4,640 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $80,880 ▲ +2.62% ETH $2,520 ▲ +0.89% XRP $1.4576 ▲ +3.44% SOL $108.5900 ▲ +6.98%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.15 ▼0.45 % ARI 4,640 ▼0.51 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.15 ▼0.45 % ARI 4,640 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Bisedime afgano-pakistaneze, pas përplasjeve kufitare

Pakistani dhe Afganistani janë rikthyer në tryezën e bisedimeve, ndërsa përpiqen të stabilizojnë marrëdhëniet pas muajsh tensioni dhe përplasjesh të herëpashershme në kufi, thanë sot zyrtarë dhe burime.

Luftimet dhe sulmet reciproke mes dy vendeve fqinje kanë vazhduar për rreth pesë javë. Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që kryejnë sulme në territorin pakistanez, ndërsa pala afgane i mohon këto pretendime.

Raundi i ri i dialogut po zhvillohet në qytetin jugor kinez Urumqi, në rajonin autonom të Xinjiang-ut, që kufizohet me Pakistanin. Vendi i takimit është propozuar nga ndërmjetësit kinezë, të cilët kanë zhvilluar bisedime me të dyja palët gjatë konfliktit aktual.

Kina konsiderohet një partner strategjik i Pakistanit dhe ka gjithashtu interesa ekonomike në Afganistan. Nëse ky raund fillestar me zyrtarë të nivelit të mesëm rezulton pozitiv, pritet që në proces të përfshihen edhe zyrtarë të lartë.

Ndërkohë, Pakistani rihapi dje përkohësisht pikën kufitare të Torkham, një nyje kyçe tranziti që përdoret edhe për kthimin e refugjatëve afganë. Kjo pikë kishte mbetur e mbyllur që nga përkeqësimi i marrëdhënieve.

Talebanët kishin kërkuar që herët ndërmjetësim në konflikt, ndërsa Pakistani konsiderohet ushtarakisht më i fuqishëm. Përplasje kishte pasur edhe vjeshtën e kaluar, ndërsa përpjekjet ndërmjetësuese nga vende si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari nuk sollën paqe të qëndrueshme.

Së fundmi, ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar Pakistanin për mungesë provash të mjaftueshme se qeveria afgane ka urdhëruar grupin militant Tehrik-e-Taliban Pakistan për të kryer sulme në Pakistan, duke vënë në pikëpyetje justifikimin e veprimeve ushtarake të Islamabadit./   /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.