Kronika

Baftaj Bruka, i kërkuari për tritolin te farmacia e Tahirit, lider i një grupi xhihadist. Media italiane: Planifikonin sulme terroriste

Baftjar Bruka, i shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar për vendosjen e tritolit te farmacia e të atit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është një nga krerët e një grupi xhihadistësh që planifikojnë sulme terroriste në Itali.

Kështu shkruajnë sot mediat italiane, duke vënë në qendër të vëmendjes shqiptarin Bruka. L’Espresso në një shkrim të sotëm, duke dhënë detaje për një grup xhihadistësh që planifikonin sulme terroriste në Italia shkruan se grupi drejtohet nga Baftjar Bruka, në kërkim ndërkombëtar si pjesë e bandës së atentateve me tritol në Tiranë më 10 shkurt të këtij viti.

Baftjar është një teknik në gjendje të realizojë vendosje eksplozivi të lidhur me telefona celularë. Me këtë teknikë ai tentoi të godiste në Tiranë tre herë brenda së njëjtës ditë.

Bruka është i njohur për autoritetet italiane. Sa herë që ka shkelur në Itali ai është kontrolluar nga autoritetet. Në 2013 u ndalua në Pisa, e pastaj në Firenze. Më pas në shkurt të 2014, Baftjari la gjurmët e tij në Venezia në kontrollin e radhës së sigurisë. Sipas hetuesve, Venezia mund të jetë destinacioni i tij final, pasi në këtë qytet ai ka mbledhur një rrjet terroristësh shqiptarë.

“Venezia është qyteti ideal për t’u fshehur: Një luftëtar i huaj zhduket lehtësisht në turmë dhe mes pëllumbave në Piazza San Marco, pak a shumë siç arriti të bëjë shefi i mafias siciliane Toto Riina, që në Venecia shkoi në muajin e mjaltit, edhe pse ishte në arrati. Nuk është aq e vështirë të imagjinohet një tjetër komplot terrorist kundër Italisë. Edhe Venecia, tepër e qeta Venecias, mund të bëhet një objektiv potencial dhe strehim për përfaqësuesit e xhihadit ndërkombëtar”- nis shkrimin mediat italiane.

Përveç “selfie”-ve të marra në qytet dhe të hedhura në rrjetet sociale, në faqet e frymëzimit islamik, kërcënimet e fundit kundër qyteteve italiane janë rindërtuar tani në disa dokumente të prodhuara nga hetuesit.

“Në sfond qëndron një garë midis rrjeteve të Shtetin Islam dhe formacioneve të frymëzuara nga Al Kaeda, një derbi i fondamentalizmit islamik, me të dyja fraksioneve të gatshme për të sfiduar vendin tonë. Dhe për herë të parë, Venecia është përmendur në masat e gatishmërisë të Ministrisë së Brendshme si skenar i mundshëm ‘i nxehtë’”- thuhet me tej.

Vigjilenca e pare fokusohet ndaj të veteranëve që vinë në Italia nga konflikti në Siri. I pari në listë është Ahmed Dughaim një qytetar sirian i gatshëm për t’u kthyer në Venecia në sajë të një kontrate pune. Dughaim ka arritur tashmë në të kaluarën të qëndrojë në Venecia, ku ai jetoi për disa vite para se t’ja besonte fatin e tij xhihadit.

Sipas medias italiane luftëtari sirian që nuk është kërcënimi i vetëm i shënuar nga hetuesit në Veneto. Gjithmonë në këtë zonë po kërkon strehim të fshehtë një celulë islamike shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button