🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.63 ▼0.79%
ARI 4,078 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,775 ▼ -2.22% ETH $1,668 ▼ -3.76% XRP $1.1083 ▼ -1.85% SOL $69.6500 ▼ -3.24%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

Është shtyrë sërish seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 3 prill në orën 9:00.

Ashtu si në seancat e mëparshme, Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati Ndreca. SPAK u përfaqësua nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

Gjatë seancës, avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi, kërkoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se procesi nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado e cilësoi këtë si një strategji për të shtyrë procesin, duke theksuar se prej tetë muajsh nuk është arritur të futet në themel të gjykimit, për shkak të sjelljes së Veliajt dhe avokatit të tij.

Ndërkohë, avokati Ndreca kundërshtoi duke thënë se nuk ka qëllim për të shtyrë seancën, por kërkon një proces të rregullt gjyqësor pa shkelur të drejtat procedurale. Ai u bashkua me avokatin Artan Simoni për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se kërkesa për ndarje nuk mund të bëhet në këtë fazë pa u shprehur të gjitha palët.

Veliaj ka dërguar një shkresë gjykatës ku sqaron se është duke lexuar dosjen e dërguar në IEVP Durrës dhe se në ditët në vijim do të paraqitet personalisht në seancë. Ai ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar.

PJESE NGA DEBATI:

Avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi: Kërkoj të ndahet çështja pasi nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë.

Ols Dado: Është strategji për të shtyrë procesin kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi në proces. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokati të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit qe kërkon avokati Sokol Hazizaj, e shikojmë të pabazuar në ligj.

Plarent Ndreca: Nuk është hera e parë që Ols Dado përmend 6 apo 8 muaj. Kërkon të bëjë bashkë edhe gjykimin paraprak por nuk kemi qëllim për të shtyrë seancën se unë jam këtu. Seancës unë dua t’i jap atë që ka nevojë procesi i rregullt gjyqësor. Jemi për proces që të zhvillohet me shpejtësi por pa shkelur të drejtat procedurale. Për kërkesën ne bashkohemi me Artan Simonin për të shtyrë seancën. Mendoj që kërkesa e avokatit të Fatmir Bektashit nuk mund të bëhet në këtë fazë, sepse duhet të shprehen të gjitha palët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.