Java e pesëmbëdhjetë e Serisë A hapet me suksesin e Empolit në ndeshjen kundër Cremonese: në Castellani përfundon 2-0. Një sfidë që pa si protagonist dhe dy lojtarët kuqezi, Bajrami dhe Ismajli, të cilët luajtën 90 minuta. Mbrojtësi kuqezi u tregua i pakalueshëm në këtë sfidë, ndërsa mesfushori me numrin 10 kishte kontributin e tij në organizimin e aksioneve për shënimin e dy golave.
Toskanët zhbllokuan pas 17 sekondash në pjesën e dytë me Cambiaghi, më pas Parisi kryen një kundërsulm në minutën e 88-të dhe mbyll ndeshjen. Alvini mbetet pa fitore në kampionatin italian në këtë 2022, ndërsa Zanetti kap për momentin Salernitanën me 17 pikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.