🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,834 ▼ -0.08% ETH $2,050 ▼ -0.37% XRP $1.3196 ▲ +1.82% SOL $80.3800 ▲ +1.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bajrami i Madh, festë e kremtime edhe në rrethe

Pasi kanë përmbyllur periudhën e agjerimit, besimtarët myslimanë të Kukësit janë falur në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit për Bajramin e Madh.

Në mesazhin e tij para besimtarvëve, myftiu i Kukësit, Islam Hoxha e ka cilësuar mbylljen e muajit të Ramzanit si një përkushtim më shumë që bënë agjëruesit ndaj Krijuesit të tyre, Zotit, ndërsa festën e Fitër Bajramit si simbol të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.

Pas faljes së Namazit të festës, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë.

Fiter Bajrami njihet si dita në të cilën myslimanët shpërndajnë lëmoshe, për ta festuar së bashku këtë festë, të pasur dhe të varfër.

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Bulqizë qindra besimtarë myslimanë ishin të pranishëm në xhamitë e këtij rrethi, ku mëngjesin e sotëm u kryen ritet për Faljen e Namazit.

“Bajrami është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira. Dita kur hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë. Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë”, u shpreh  myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri.

Strazimiri tha se, Falja e Namazit të Fitër Bajramit në këtë ditë feste të muajit të Ramazanit është dita e shpërblimit dhe në këtë ditë të veçantë le të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin.

Edhe në Shkodër me mijëra besmitarë myslimanë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm xhamive të qytetit për të kryer ritin e  faljes së Fitër Bajramit.

Pjesa më e madhe e besimtarëve e kanë kryer faljen pranë rrugës kryesore, në qendër të qytetit, pranë xhamisë Ebu Beker.

Drejtuesit e Myftinisë së Shkodrës, në fjalën e tyre përcollën mesazhin e dashurisë për tjetrin dhe harmonisë fetare në këtë ditë të veçantë për gjithë besimtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.