☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.02 ▼1.93%
ARI 4,196 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,060 ▲ +0.71% ETH $1,661 ▲ +0.52% XRP $1.1330 ▲ +1.87% SOL $66.3000 ▲ +2.25%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.02 ▼1.93 % ARI 4,196 ▲2 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.02 ▼1.93 % ARI 4,196 ▲2 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Balla në Marikaj: Turizmi po sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, zhvilloi një takim me banorët e Marikaj në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Vorë, Blerim Shera, ku diskutoi problematikat e zonës, nevojat për investime dhe potencialin e saj për zhvillim ekonomik.

Në fjalën e tij, Balla u ndal te vështirësitë që ka pushteti vendor për të përballuar i vetëm investimet infrastrukturore dhe ndërhyrjet në rrugët dytësore, duke theksuar se mbështetja e qeverisë qendrore mbetet vendimtare për përmirësimin e kushteve në zonë. Ai deklaroi se bashkia Vorë ka pasur mbështetje, por nënvizoi se do të punohet që kjo mbështetje të rritet më tej për t’iu përgjigjur nevojave konkrete të komunitetit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua mundësive për agroturizëm në Marikaj. Sipas Ballës, zona ka potencial për t’u kthyer në një pikë me interes të veçantë, duke përfituar nga rritja e turizmit dhe ndikimi që ky sektor po sjell në ekonomi. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për funksionimin e administratës publike, duke u bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet kur nuk marrin përgjigje apo shërbim, me synimin që administrata të pastrohet nga abuzimet dhe të funksionojë më mirë për komunitetin.

Burimi: ATA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.