☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,770 ▼0.2%
DOW 53,527 ▼0.38%
NASDAQ 26,740 ▲0.04%
NAFTA 82.63 ▲0.28%
ARI 4,483 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,063 ▲ +1.46% ETH $1,908 ▲ +1.23% XRP $1.0052 ▲ +0.31% SOL $75.9400 ▲ +0.49%
S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,527 ▼0.38 % NASDAQ 26,740 ▲0.04 % NAFTA 82.63 ▲0.28 % ARI 4,483 ▲1.03 % S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,527 ▼0.38 % NASDAQ 26,740 ▲0.04 % NAFTA 82.63 ▲0.28 % ARI 4,483 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori francez: Për të mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot ka përgëzuar organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mbarëvajtjen e tyre. Megjithatë, Guerot ka deklaruar se ajo çka tani i duhet Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë. Një gjë e tillë, Guerot ka thënë se i duhet edhe atyre për ta mbështetur Kosovën. “Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik.

Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend”, ka deklaruar Guerot për mediat në Kosovë. Ai është shprehur siç tha, besimplotë që këtë herë partitë politike do të kenë sukses në bisedimet për ta formuar Kuvendin, të votohet një president dhe qeveri.

Ai nuk ka komentuar rezultatet e arritura nga subjektet politike derisa votat po numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por, ka deklaruar se për pjesëmarrjen e ulët në votime, u mbetet partive që të nxjerrin konkluzionet e tyre. “Fillimisht do të dëshiroja të përgëzoja institucionet e Kosovës, sepse zgjedhjet u organizuan në një mënyrë shumë të mirë si dhe u mbajtën në një mënyrë të lirë dhe transparente.

Kështu që kjo është vërtet e rëndësishme. Një mekanizëm elektoral që funksionon mirë është baza e demokracisë. Prandaj, lum si ti Kosovë për këtë”, është shprehur Guerot. Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve. Procesi zgjedhor u vlerësua pozitivisht nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat monitoruese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.