Ekonomia

Bankat mëmë: Degët në Shqipëri më pak fitimprurëse sesa ato në nivel grupi

Shumica e bankave mëmë e konsiderojnë tregun shqiptar me potencial mesatar dhe operacione më pak fitimprurëse sesa ato në nivel grupi. Konkluzionet erdhën nga Vrojtimi i Huasë në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore ( CESEE) nga Banka Europiane e Investimeve për tremujorin e parë 2019.

Në të njëjtën kohë, shumica e bankave mëmë e vlerësojnë pozicionimin e tyre të kënaqshëm. Kërkesa për kredi në Shqipëri është ngadalësuar, ndërsa kushtet nuk kanë ndryshuar. Bankat presin që kërkesa e kredisë të jetë në trend pozitiv.

Më shumë se kushtet e kredisë huadhënia po ndikohet negativisht nga kërkesa e dobët.
Normat e NPL kanë vazhduar të përmirësohen në të gjitha segmentet e biznesit. Kreditë e larta me probleme (NPL) dhe kreditimi i ulët kanë qenë pengesat kryesore në fitimet bankare. Shumica e bankave kanë raportuar kthim ulët të kapitalit dhe aktiveve në Shqipëri në krahasim me grupin.
Një e katërta e bankave mëmë deklaroi se potenciali i tregut në Shqipëri është mjaft i ulët. Vetëm 13% e bankave mëmë e shohin tregun shqiptar me potencial mesatar dhe pozicionim të kënaqshëm në treg.

Kërkesa për kredi së fundmi po përmirësohet. Kjo rritje është në përputhje me rritjen ekonomike të vendit, por ende ka nevojë për një depërtim të lartë financiar prej nivelit mjaft të ulët aktual, ku kredia për ekonominë është 33% e PBB-së. Kërkesa për kredi u rrit në segmentin e korporatave, ndërsa kërkesa për kredi nga individët u nxit nga kredia konsumatorë. Përkundër trendit rajonal, të dhënat e sondazhit tregojnë një preferencë kreditim në valutë.

Sipas vlerësimit, Shqipëria arriti të ulë në nivele të ndjeshme kredinë me probleme nga 25% në vitin 2014 në 11.1 në fund të vitit 2018, por gjithsesi vendi mbetet me nivelin më të lartë të NPL-së në Rajon.
Financimi i bankave në Shqipëri është përmirësuar në tremujorin e parë 2019 nga tregu ndërbankar, teksa edhe financimet brenda grupit, depozitat e brendshme dhe fondet e institucioneve financiare kontribuuan pozitivisht.

Financimi nga tregu i brendshëm dhe nga biznesi pritet të jetë një burim kryesor i financimit të bankave gjatë viti në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button