☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,572 ▲0.66%
DOW 46,607 ▲0.57%
NASDAQ 21,827 ▲1.1%
NAFTA 99.16 ▼2.19%
ARI 4,766 ▲1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,241 ▲ +0.78% ETH $2,121 ▲ +1.47% XRP $1.3518 ▲ +1.06% SOL $82.9300 ▲ +0.61%
S&P 500 6,572 ▲0.66 % DOW 46,607 ▲0.57 % NASDAQ 21,827 ▲1.1 % NAFTA 99.16 ▼2.19 % ARI 4,766 ▲1.87 % S&P 500 6,572 ▲0.66 % DOW 46,607 ▲0.57 % NASDAQ 21,827 ▲1.1 % NAFTA 99.16 ▼2.19 % ARI 4,766 ▲1.87 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “non grata” jote nga SHBA

Lulzim Basha i është përgjigur Sali Berishës, i cili në takimin me demokratët në Bilisht tha se kreu aktual i PD ka një dosje të hapur me çështjen “Toyota Yaris”.
Basha: Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.

Berisha pretendoi se ndaj liderit aktual të PD, Lulzim Bashës, është hapur një hetim në Belgjikë, në lidhje me paratë e gjetura brenda makinës “Toyota Yaris”. Ai kërkoi nga Basha që të japë shpjegime rreth kësaj çështje, si dhe kërkoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i PD.

Berisha: Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, për dosjen në Muzinë, sikundër ju garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe projekti i Emirateve në Durrës nuk do të3 zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por do të ndalemi për një moment, ish ministri ynë i brendshëm deklaroi një ditë në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyotash dhe do i presë Taulant Balla, deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi.

E pyes i them zotëri, si e bëre këtë deklaratë. Thoshte e sigurt që vijnë. Si mund të dekonspirosh se futesh në vorbullin e kësaj organizate kriminale. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që të mos flinin për tu pritur dhe dështim i operacionit. Jo tha se i ndjekin me GPS. Doli fjalë për fjalë por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Këtë kohë gazetarët kanë zbuluar dokumente në të cilat Ministria e Drejtësisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge, kjo ka ndodhur në vitin 2019, e vazhdon ende e sot. Fjala është e drejtësisë belge. Drejtësia belge është e pavarur. Tani, dua t’i kërkoj në emrin tuaj të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjet. Edi Rama, e ka kursyer, e ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.